Lidhje

Shqipëri: Paraqitet një studim i rëndësishëm për procesin e kthimit të pronave - 2004-03-13


Komisioni i kthimit dhe kompensimit të pronave paraqiti të shtunën studimin e bërë mbi tokat e lira në pronësi shtetërore në të gjithë vendin. Ky studim konsiderohet si një element mjaft i rëndësishëm në procesin e kthimit të pronave, ligji për të cilin po diskutohet në parlament. Nga ky studim është vënë re se pronat e pretenduara aktualisht janë në sipërfaqe më të mëdha se ato të rregjistruara në vitin 1938

Kryeministri Fatos Nano mblodhi komitetin e politikave ekonomike për të prezantuar studimin e bërë mbi sipërfaqet e mbetura të lira në toka bujqësore, troje, pyje dhe kullota dhe vlerësimin mbi pretendimet nga ish- pronarët. Ky studim është kryer nga Komisioni i kthimit dhe kompensimit të pronave dhe do të pasohet nga një fazë e dytë e cila do të përfshijë vlerësimin e tokave, kriteret dhe koeficentët për kalimin nga një kategori në tjetrën në mënyrë që të përcaktohet kompensimi.

Nga ky studim ka rezultuar se pretendimet e ish pronarëve përfaqësojnë një sipërfaqe më të madhe se ajo e rregjistruar në vitin 1938, përpara se regjimi komunist të kryente reformën agrare e më pas të hiqte të drejtën e pronës. Sipas kryeministrit Fatos Nano, arsyeja e kësaj situate janë “vendimet e lehta gjyqësore të gjykatave të ndryshme në dekadën e fundit”

Me përfundimin e vlerësimit mbi sipërfaqet e lira krijohet një bazë e qartë të dhënash edhe për zbatimin e ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave. Një kuadër i plotë ligjor shpjegoi kryeministri Nano rregullon dhe konsolidon marredheniet e pronësisë dhe është struktura themelore që do ta bëjë ekonominë e tregut të qëendrueshme dhe trgun e pasurive të patundshme funksionues:

“Përveç përafrimit të legjislacionit me standartet e botës euroatlantike duhet të kemi dhe tregje reale dhe funksionuese me pronar ligjor të identifikuar të cilët pastaj hyjnë pa konflikte në transaksionet vendase apo të një tregu të integruar, pra dhe me partner të huaj. I gjithë ky process do ti përmbahet filozofisë së ekuilibrave që korrigjojnë padrejtësitë nga veprime dhe qëndrime të ndryshme, në periudha të ndryshme historike nda j pronës private”.

Ligji i pronave i hartuar me ndërmjetësinë e OSBE-së dhe që ka gjetur një konsensus në parim nga dy partitë e mëdha po dikutohet në komisionet parlamentare dhe nuk I ka shpëtuar debateve politike.//kk//

XS
SM
MD
LG