Lidhje

Komandanti i NATO-s për Evropën Jugore do të vizitojë Kosovën - 2004-03-13


Komandanti i forcave të NATO-s për Evropën Jugore, admirali Gregory Johnson, do të vizitojë Kosovën të hënën, bëri të ditur zyra për shtyp e paqeruajtësve të NATO-s në Prishtinë. Admirali Johnson do të takohet me zyrtarët më të lartë ndërkombëtarë dhe vendorë, kryekomandantin e KFOR-it, gjeneralin Holger Kamerhof, kryeadministratorin ndërkombëtar të Kosovës, Harri Hollkeri, presidentin ibrahim Rugova dhe kryeministrin Bajram Rexhepi.

Komandanti i forcave të NATO-s për Evropën Jugore, e viziton osovën në një kohë kur masat e sigurisë në të janë shtuar pas incidenteve të fundit, hedhjes së një granate në rezidencën e presidentit Rugova, gjetjes së një mjeti shpërthyes pranë selisë së misionit të OKB-së në Prishtinë dhe një numër rastesh të tjera kur ka pasur shpërthime apo janë gjetur mjete shpërthyese në pjesë të ndryshme të Prishtinës.

Ndërkohë, në Kosovë po vazhdon vizitën e tij katërditore nënsekretari i Kombeve të Bashkuara, për operacionet paqeruajtëse, Zhan Mari Geno, i cili osot vizitoi Mitrovicën dhe termocentralet në Kastriot. Që Mitrovica të bëhet një qytet ku mbretëron paqja, duhet të ketë më shumë aktivitete ekonomike, tha zoti Geno gjatë vizitës që bëri në pjesën veriore të Mitrovicës.

Nënsekretari i Kombeve të Bashkuara, Jean-Marie Guehenno, vlerësoi po të shtunën punën që bëjnë punëtorët e kompanisë elektro-energjitike të Kosovës dhe kërkoi që qytetarët të paguajnë për energjinë elektrike që harxhojnë në mënyrë që kompania elektro-energjitike të mund të prodhojë. Drejtuesit e KEK-ut thonë se Kosova aktualisht prodhon rrymë të mjaftueshme për veten.

Zoti Geno është takuar në Kosovë me zyrtarët më të lartë ndërkombëtarë dhe vendorë, përfaqësues të komuniteteve të ndryshme dhe ka theksuar nevojën që të punohet për plotësimin e standarteve që duhet të përmbushë Kosova para se të diskutohet statusi i saj përfundimtar nga mesi i vitit 2005. Vizita e zotit Geno konsiderohet mjaft e rëndësishme sepse është në të njëjtën kohë, një mission fakt-mbledhës për gjendjen në Kosovë.//kk//

XS
SM
MD
LG