Lidhje

Vatra dënon sulmin ndaj presidentit Rugova - 2004-03-14


Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra dënoi sulmin ndaj rezidencës së Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Në një deklaratë në emër të kryesisë së Vatrës, kryetari i saj, Agim Karagjozi i referohet një bombe që u hodh të premten në mëngjes në rezidencën e zotit Rugova pa shkaktuar viktima.

Në deklaratën e Vatrës thuhet se një akt i tillë synon të vrasë ëndrrën shumëshekullore për liri e pavarësi të popullit shqiptar të Kosovës dhe të të gjithë shqiptarëve, të destabilizojë shtetin e ri që po lind, ta pengojë në rrugën e mbarë që ka nisur, dhe ta errësojë imazhin e saj para botës.

Në deklaratë veprime të tilla quhen ” të çoroditura dhe të neveritshme”. Ato nuk mund ta ndalin marshimin e Kosovës drejt Pavarësisë dhe demokracisë, thuhet se deklaratën e kryesisë së Vatrës.//ii

XS
SM
MD
LG