Lidhje

Lidhjet e Koresë së Veriut me trafikun e drogës - 2004-03-15


Një përzierje e Koresë së Veriut në trafikun e drogës duket më se e mundshme. Një raport i publikuar nga Departamenti i Shtetit thekson kapjen e anijes Pong Su në vitin 2003, anije kjo pronë e një kompanie Koreanoveriore. Është ky edhe një fakt se ka mundësi që Korea e Veriut të jetë e përzier në trafikun e drogës. Anija u zu nga autoritetet australiane pasi kishte transportuar 125 kilogram heroinë në ishullin australian Lorne.

Zënia e anijes Pong Su është një shembull i aktiviteteve kriminale të cilat kanë vazhduar për dekada nga zyrtarët koreanoveriorë. Siç i ka thënë Klubit të Medias Japoneze zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, zoti Richard Armitage, “Korea e Veriut është një vend i cili e mban veten me anë të aktiviteteve kriminele si, falsifikimet, kontrabanda tregtia e drogës dhe e armëve. ”

Ka shumë tregues se Korea e Veriut është e implikuar në trafikun e drogës, thotë zoti Robert Charles, udhëheqës i Byrosë Ndërkombëtare të Luftës kundër trafikut të drogës në Departamentin e Shtetit. Në disa raste thotë ai, barkat pronë e qeverisë së Koresë së Veriut janë të implikuara në këtë trafik.

Donald Gregg, president i Shoqërisë Koreane me seli në Nju Jork dhe ish ambasador në Korenë e Jugut thotë se të dhënat se Korea e Veriut sistematikisht po kultivon dhe eksporton droga po shtohen gjithmonë e më shumë. “Për vite të tëra ka pasur disa raste arrestimesh në mbarë botën. Koreano Veriorët nuk janë të pasur dhe ata është dashur të merren me gjithfarë skemash për të financuar operacionet e tyre në botë”, tha zoti Gregg.

Zyrtarë të Koresë së Veriut janë ndaluar për akuza të trafikut të drogës në vende në mbarë botën dhe ata kanë shfrytëzuar rrugë diplomatike për të zhvilluar këtë trafik. Disa të arratisur Koreanoveriorë kanë thënë se ky vend kultivon opiumin dhe nga kjo bën prodhimin e heroinës e cila pastaj ishte transportuar nga një zyrë e udhëhequr nga Partia Komuniste në pushtet. Informata të vendeve si Japonia, Taivani dhe të tjerë kanë treguar implikimin e zyrtarëve të Koresë së Veriut dhe mjeteve shtetërore në trafikun e drogës.

Zënia e anijes Pong Su dhe incidente të tjera të trafikut të drogës të lidhura me Korenë e Veriut janë tregues të fortë të implikimit të zyrtarëve koreanoverior. Siç thuhet në raportin e Departamentit të Shtetit “këto akte e bëjnë shumë të mundshëm por jo të sigurtë se Peniani por përdor trafikimin e drogës për përfitime si një politikë shtetërore. //rd//

XS
SM
MD
LG