Lidhje

Fillojnë bisedimet për marrëveshjen e Asocim Stabilizimit mes përfaqësuesve të Komisionit Evropian dhe qeverisë shqiptare - 2004-03-15


Në Tiranë, filloi sot pasdite raundi i gjashtë teknik i bisedimeve për marrëveshjen e Asocim Stabilizimit mes perfaqësuesve të Komisionit Europian dhe qeverisë shqiptare. Bisedimet zhvillohen në nivel ekspertësh. Ato përqëndrohen në politikat e bashkëpunimit mes palëve në fusha të ndryshme si sistemi bankar, sigurimet, shërbimet financiare, investimet, doganat dhe tatimet.

Politikat dhe masat e tjera që do të diskutohen synojnë të ndihmojnë zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Shqipërisë e të forcojnë lidhjet ekzistuese në një bazë sa më të gjerë në mënyrë që të përfitojnë të gjitha palët, thuhet ne njoftimin e delegacionit te Komisionit Evropian ne Tirane.

Shqipëria i nisi bisedimet për marrëveshjen e Asocim Stabilizimit në fillim të vitit të kaluar. Problemet e brendshme politike, ishin sërish shkak për frenimin e ecurisë së tyre. Ekspertët evropianë kërkojnë nga qeveria shqiptare jo vetëm miratimin e reformave por në radhë të parë zbatimin e tyre.

Në fund të javës së kaluar kryeministri Fatos Nano deklaroi në Vlorë se në bazë të strategjisë së zhvillimit kombëtar, Shqipëria mund të jetë e gatshme për anëtarësim me të drejta të plota në Bashkimin Evropian brenda vitit 2015.

Sipas kryetarit të partisë demokratike Sali Berisha një deklaratë e tillë nuk bën gjë tjetër vecse i shkurajon shqiptarët nga ëndrra e tyre për tu integruar sa më parë në Bashkimin Evropian.

//rd//

XS
SM
MD
LG