Lidhje

Pauell lavdëron Indinë dhe Pakistanin - 2004-03-16


Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell, lavdëroi Indinë dhe Pakistanin lidhur me përpjekjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të tyre të vjetra rreth Kashmirit.

Zoti Powell i bëri komentet sot për gazetarët në Deli pas bisedimeve me ministrin e jashtëm indian Yashwant Sihna. Ai tha se ishte i kënaqur për faktin që numri i separatistëve myslimanë që kalojnë në Kashmirin indian ka rënë ndjeshëm.

Zoti Powell tha se do të diskutojë për këtë çështje me Presidentin pakistanez Pervez Musharraf gjatë ndalesës tjetër të turneut në Azinë Jugore.

Sekretari Powell tha se ka gjithashtu në plan të kërkojë nga zyrtarët pakistanezë më shumë informacione mbi rrjetin e përhapjes së armëve bërthamore të kryesuar nga shkencëtari pakistanez Abdul Qadeer Khan. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara duan që ky rrjet të çrrënjoset plotësisht.//ii

XS
SM
MD
LG