Presidenti Bush tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre duhet të qëndrojnë të fortë dhe të vendosur në luftën kundër terrorizmit. Presidenti Bush u tha të martën gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se Uashingtoni do të punojë me miqtë e tij për t’i sjellë terroristët para drejtësisë.
Kryeministri holandez që po viziton Washingtonin, Jan Peter Balkenende tha se aleatët perendimorë duhet të tregojnë solidaritet pas sulmeve si ai i javës së kaluar në Madrid. Sulmet bënë që votuesit spanjollë të zgjidhnin një kryeministër të ri i cili deklaroi se do të tërheqë trupat spanjolle nga Iraku.
Presidenti Bush tha se qytetarët holandezë që kërkojnë gjithashtu tërheqjen e trupave të tyre, duhet të reflektojnë për irakianët që kërkojnë lirinë e vendit të tyre.