Kryeministri kroat, Ivo Sanader, dënoi të martën gjenocidin e periudhës naziste në kampin famëkeq kroat të përqendrimit, Jasenovac.
Zoti Sanader tha se nuk mund të ketë justifikime politike për krimet e kryera nga qeveria kroate pro-naziste e periudhës së Luftës së Dytë Botërore. Ai tha se dënon të gjitha format e ekstremizmit, racizmit dhe të intolerancës fetare.
Kryeministri kroat i bëri këto komente të martën, gjatë ceremonisë së rikushtimit të një përkujtimore për viktimat e kampit Jasenovac, të cilin historianët e quajnë Aushvici i Ballkanit.
Historianët kanë debatuar rreth numrit të hebrenjëve, romëve, serbëve dhe kroatëve anti-fashistë që janë vrarë në Jasenovac. Disa historianë thonë se 50 mijë njerëz kanë vdekur në atë kamp, kurse të tjerë thonë se numri i përgjithshëm arrin deri në 600 mijë.