Lidhje

Carla del Ponte thotë se ajo ka prova të mjaftueshme për ta gjetur fajtor Milloshevin - 2004-03-19


Krye-prokurorja e gjykatës së Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës në ish Jugosllavi, Carla del Ponte, tha se ajo ka prova të mjaftueshme për ta gjetur fajtor ish presidentin jugosllav, Sllobodan Millosheviç, për krime lufte.

Zonja del Ponte tha dje në Zvicër se është shumë vështirë të provohet fajësia nën akuzën për gjenocid, të cilën ajo e përkufizoi si një synim për të shkatërruar një grup ose pjesë të një grupi.

Ajo shprehu bindjen se ka prova të mjaftueshme për të provuar gjetjen fajtor të të pandehurit, megjithëse ekipit të saj i mungojnë, siç u shpreh ajo, prova të pakundërshtueshme ndaj zotit Millosheviç.

Ish presidenti jugosllav përballet me 60 akuza për krime lufte për rolin e tij në konfliktet në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe në Kosovë gjatë viteve 90-të.

//ze//

XS
SM
MD
LG