Lidhje

Forcat pakistaneze arrestojnë 100 të dyshuar ai anëtarë të al-Kaidës - 2004-03-19


Zyrtarë ushtarakë pakistanezë thonë se gjatë një operacioni në pjesën veriperëndimore të vendit, kanë arrestuar 100 persona të dyshuar si anëtarë të rrjetit terrorist al-Kaida. Gjenerali Safdar Hussein tha se mes të arrestuarve është një numër luftëtarësh të huaj.

Sipas njoftimeve të mëparshme, Ajman al-Zauahuri, ndihmësi i lartë i udhëheqësit të al-Kaidës, Osama bin Laden, mund të fshihej në zonën afër kufirit afgan.

Mirëpo, Gjenerali Husein tha se mendon tani se në radhët e ekstremistëve të fshehur mund të jetë një udhëheqës i lartë çeçen apo uzbek dhe jo al-Zauahiri. Ai tha se shumica e mesazheve të ndërprera radiofonike nga rajoni ishin në gjuhën çeçene dhe atë uzbeke.

Tre civilë u vranë dje kur automobilët e tyre u goditën nga zjarri i raketave në zonë. Nuk është e qartë se kush është përgjegjës për këto vrasje.

//ze//

XS
SM
MD
LG