Lidhje

Një vit pas fushatës së regjimit kuban ndaj veprimtarëve pro demokracisë - 2004-03-20


Në mars të vitit të kaluar, regjimi komunist i Fidel Kastros ndërmori një fushatë masive kundër veprimtarëve pro demokracisë. Një numër i madh gazetarësh, ekonomistësh dhe reformatorësh politikë u arrestuan në një seri operacionesh. Disa u liruan, por 75 të burgosur u bënë objekt gjyqesh të padrejta dhe u dënuan me periudha të gjata burgimi, disa deri në 28 vjet. Krimi i tyre i vetëm, ka thënë Presidenti Bush, ishte thirrja për liri dhe dinjitet për popullin kuban:

“Krimet e tyre ishin publikimi i gazetave, organizimi i peticioneve dhe tubimet për të diskutuar të ardhmen e vendit të tyre. Të burgosurit politikë të Kubës u bënë objekt rrahjesh e izolimi dhe iu mohua trajtimi mjekësor.”

Fushata e regjimit kuban vazhdon të dënohet nga qeveri dhe organizata të të drejtave të njeriut në gjithë botën. Amnesty International ka publikuar një rapor të ri mbi veprimet e Fidel Kastros. “Pas një shqyrtimi të hollësishëm të çështjeve ligjore kundër qytetarëve të burgosur kubanë, thuhet në raport, është e qartë se ata janë të burgosur të ndërgjegjes, të arrestuar për shprehjen paqesore të bindjeve të tyre.”

Presidenti Bush ka bërë thirrje në mënyrë të prësëritur për lirimin e të burgosurve politikë të Kubës. Populli kuban, thotë ai, duhet të gëzojë të drejtat e organizimit, tubimit, botimit dhe të shprehjes së lirë. Organizatat e të drejtave të nejriut duhet të lejohen të vizitojnë lirisht Kubën dhe në atë vend duhet të zhvillohen zgjedhje të lira:

“Nëpërmjet shembullit tonë demokratik, ne duhet të vazhdojmë të qendrojmë përkrah popullit të guximshëm kuban, i cili për afro një gjysmë shekulli ka vuajtur nën tirani dhe shtypje. Diktatura, theksoi Presidsenti Bush, nuk ka vend në Hanmisferën Perëndimore.”

Normalizimi i marrëdhënieve me Kubën, thotë Presidenti Bush, do të jetë i mundshëm kur ai vend të ketë një qeveri të re demokratike dhe kur atje të respektohen shteti ligjor dhe të drejtat e kubanëve. //kk//

XS
SM
MD
LG