Departamenti amerikan i Shtetit nxorri një paralajmërim tjetër për shtetasit amerikanë jashtë vendit lidhur me kërcënimin e vazhdueshëm nga sulmet terroriste.
Në një lajmërim publik të premten, Departamenti i Shtetit i këshillon amerikanët të ruajnë një nivel të lartë gatishmërie dhe të marrin masat e duhura për sigurinë e tyre.
Departamenti i Shtetit thotë se ka shenja se rrjeti terrorist al-Kaida vazhdon të bëjë përgatitje për sulme ndaj interesave amerikane jashtë Shteteve të Bashkuara. Departamenti i Shtetit paralajmëron se sulmet mund të ndodhin në vende ku mblidhen civilët, si zona rbanimi, klube, restorante, objekte kulti, hotele dhe vende publike.//kk//