Lidhje

Harri Holkeri dënon rëndë dhunën në Kosovë - 2004-03-24


Administratori i Kombeve të Bashkuara në Kosovë tha se nxitësit e trazirave vdekjeprurëse në Kosovë javën e kaluar janë përgjegjës për “krime të rënda kundër njerëzimit”.

Harri Holkeri i bëri thirrje popullit të Kosovës, të administruar nga Kombet e Bashkuara, që të bëjë ç’është e mundur për t’i dhënë fund dhunës që u nxit nga ata që “përpiqen për të shkatërruar të ardhmen e Kosovës”, siç u shpreh ai.

Zoti Holkeri i bëri këto komente ndërkohë që Kosova përgatitej për të shënuar 5-vjetorin e fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s që filloi për të ndalur agresionin sërb kundër shumicës shqiptare të Kosovës.

Që pas largimit të forcave sërve dhe jugosllave nga rajoni, paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara kanë ruajtur në përgjithësi qetësinë në rajon, deri ditën e shpërthimit të dhunës së ditëve të fundit.

Trazirat nga grupet e gangsterëve shqiptarë lanë 28 të vdekur dhe qindra sërbë të plagosur si dhe mijra të tjerë pa strehë. Shumë sërbë janë larguar nga Kosova.

Dje, një polic i Kombeve të Bashkuara dhe një polic nga Kosova u vranë nga një person i armatosur në Podujevë, në veri të Prishtinës.//ic//

XS
SM
MD
LG