Lidhje

Udhëheqësit e BE-së do të rifillojnë bisedimet mbi kushtetutën e tyre të parë - 2004-03-25


Kryeministri i Irlandës, Berti Ahern, tha se udhëheqësit e 25 vendeve, anëtare aktuale dhe të ardhshme të Bashkimit Evropian, vendosën njëzëri të rifillojnë bisedimet, që dështuan vjet, mbi kushtetutën e parë ndonjëherë të Bashkimit Evropian.

Zoti Ahern tha dje vonë në një takim të Bashkimit në Bruksel se udhëheqësit ranë dakord të përfundojnë bisedimet mbi kushtetutën para fillimit të takimit të nivelit të lartë më 17 qershor. Bisedimet dështuan në dhjetor të vitit të kaluar për shkak të të drejtave të votimit.

Po dje, udhëheqësit e Bashkimit Evropian miratuan një numër masash të reja për të luftuar terrorizmin. Ato përfshijnë klauzolën e solidaritetit, në të cilën thuhet se një sulm terrorist kundër një vendi anëtar të Bashkimit është një sulm kundër të gjitha vendeve anëtare. Masat e reja u morën në përgjigje të drejtë për drejtë ndaj shpërthimeve të Madridit të 11 marsit.

//ze//

XS
SM
MD
LG