Lidhje

Xhon Kerri paraqet planet e tij për ekonominë amerikane - 2004-03-26


Kandidati demokrat për president, John Kerry, paraqet sonte planet e tij ekonomike, duke filluar me një thirrje që kompanitë amerikane të ndalin transferimin e vendeve të punës në vende të tjera.

Mes propozimeve të senatorit Kerry janë ndryshimi i ligjeve të taksave për korporatat, në mënyrë që fitimet e huaja të taksohen si të ardhurat e fitimeve vendase. Për t’i bërë bizneset e mëdha ta pranojnë planin e tij, ai po ofron gjithashtu uljen e përqindjes së taksës së korporatave, një humbje nga të ardhurat që ai thotë se do të kompensohet nga taksimi i mallrave të huaja.

Edhe Presidenti Bush po diskuton sot politikat e tij me votuesit në shtetet New Mexico dhe Arizona. Në zgjedhjet e vitit 2000, presidenti Bush humbi në New Mexico për 350 vota. Arizona shikohet si një bazë e fortë për republikanët. //rd//

XS
SM
MD
LG