Lidhje

FBIja e shqetësuar për sulme të mundëshme terroriste në prag të zgjedhjeve - 2004-03-26


Drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve, FBI-së, thotë se është i shqetësuar se terroristët mund të organizojnë sulme në Shteteve të Bashkuara dhe në vendet të tjera të botës, për shkak të ndikimit që patën shpërthimet në Madrid, në zgjedhjet e Spanjës.

Drejtori i FBI-së, Robert Mueller, tha në një intervistë për Agjencinë Associated Press se, ka një periudhë kohe, deri në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara në muajin nëntor, kur terroristët mund të duan të përpiqen të ndikojnë në ngjarjet që do të ndodhin gjatë kësaj kohe brenda në Shtetet e Bashkuara dhe në vende të tjera të botës.

Zyrtarët amerikanë kanë shprehu shqetësim se terroristët mund të përpiqen të godasin konventat e partive politike që do të zhvillohen në Shtetet e Bashkuara , si dhe Lojërat Olimpike që do të zhvillohen në Athinë në muajin gusht.

Agjencia e lajmeve citon drejtorin e FBI-së të ketë dhënë se terroristët mund ta ndryshojnë objektin e tyre nga goditja e objekteve më të sigurtë, siç janë aeroportet dhe ndërtesat qeveritare, në objekte më pak të sigurta. Ai gjithashtu paralajmëroi se militantët islamikë kanë filluar rekrutimin e simpatizuesve lokalë në rajonet që mund të jenë objektiva të mundshme sulmesh, në mënyrë që të shkaktojnë më pak dyshime. Zoti Mueller gjithashtu vlerësoi përpjekjet kundër terrorizmit të Pakistanit dhe Arabisë Saudite, që i quajti - vende jo mikpritëse - për Al-Kaidën.

//rd//

XS
SM
MD
LG