Lidhje

UNMIK-u dhe Institucionet e Kosovës reagojnë ndaj Rezolutës së Parlamentit të Serbisë për Kosovën - 2004-03-26


Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe Institucionet vendore e cilësuan si të paqëndrueshme Rezolutën për Kosovën, të miratuar nga Parlamenti i Serbisë. Zyrtarët e Misionit i hodhën poshtë kritikat e këtij Parlamenti, duke nënvizuar se përkushtimi për ndërtimin e një Kosove paqësore e demokratike nuk do të pengohet nga aktet e dhunës që përshkuan trazirat e javës së shkuar. Zëdhënësi i këtij Misioni Sunil Narula tha se përparësi e UNMIK-ut dhe forcave paqëruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja është rivendosja e rendit e ligjit, stabilizimi i gjendjes dhe vënia para drejtësisë e autorëve të akteve te dhunës. Veprimet e javës së shkuar tha ai, nuk shënojnë fundin e përcaktimit për një Kosovë demokratike për të gjitha komunitetet e saj.

UNMIK-u, tha zoti Narula është duke e shqyrtuar me kudjes rrugën politike për të ecur përpara, me këshillim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, ndërsa Rezoluta 244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara qartazi përcakton qëllimet e tij. UNMIK-u mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj krijimit të shoqërisë shumetnike, demokratike e tolerante në Kosovë dhe dënon sërish ashpër të gjitha aktet e dhunshme të javës së kaluar. “Një një përparim i konsiderueshëm është shënuar në marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve në Kosovë deri në ngjarjet e fundit dhe pavarësisht nga veprimet e dëmshme, UNMIK-u mbetet i përkushtuar ndaj të gjithëve në Kosovë, pavarësisht nga përkatësia etnike e fetare. Misioni sërish sot përshëndeti vendimin e qeverisë së Kosovës për themelimin e një fondi të vecantë për rindërtimin e objekteve të shkatërruara gjatë trazirave të javës së shkuar.

Ndërkaq, Muhamet Hamiti, zëdhënës i presidentit të Kosovës, tha se Kosova është tërësi e mëvetësishme me kufij të garantuar prandaj Rezoluta e Parlamentit të Serbsië është e pavlefshme. “Entitetet apo autonomitë territoriale, janë vetëm fjalë të tjera për ndarjen e Kosovës, që nuk do të ndodhë asesi. Rezolutat si kjo e Parlamentit të Serbisë apo deklaratat e (Vojislav) Koshtunicës nuk qojnë peshë në rrafshin kushtetues, por shtojnë tensionet politike e etnike në vendin tonë që sic po shihet është synim i Beogradit”, tha zoti Hamiti.

Qeveria e Kosovës vlerëson se Rezoluta e Parlamentit të Serbisë është një hap tjetër i dëmshmën i cili nuk i kontribuon qetësimit të situatës në Kosovë. Zëdhënësja e qeverisë Mimoza Kusari tha se “kjo rezolutë nxitë përshkallzim të mëtutjeshëm të gjendjes dhe e thellon hendekun ndërmjet komuniteteve në Kosovë. Si qeveri e Kosovës e kemi për detyrë t’I rikujtojmë institucionet e Serbisë, se ato nuk janë kompetente për të propozuar apo vendosur për qytetarët e Kosovës. Tani për tani përparësi e qeverisë së Kosovës është rehabilitimi I dëmeve të shkaktuara gjatë dhunës së javës së kaluar, përmirësimi I komunikimit dhe dialogu ndërmjet institucioneve dhe komunitetit serb në Kosovë me qëllim të gjetjes së zgjidhjeve për cfarëdo shqetësimi legjitim të këtij komuniteti”, tha zëdhënësja Kusari.

Institucionet e Kosovës pohojnë se qëndrimet e tilla si ato të sotmet të shprehura nga ligjvënësit serbë dëshmojnë sërish për sic thuhet ndërhyrjen e Beogradit në punët e Kosovës dhe ndikimin e tyre ndaj pakicës serbe duke e penguar këisoji procesin e integrimit të tyre në institucionet dhe jetën politike e publike në Kosovë

//rd//

XS
SM
MD
LG