Lidhje

Egjipti, i gatshëm të organizojë takimin e Lidhjes Arabe për Lindjen e Mesme - 2004-03-28


Egjipti njoftoi se është i gatshëm të organizojë takimin e nivelit të lartë të udhëheqësve të vendeve anëtare të Lidhjes Arabe mbi planet për paqe në Lindjen e Mesme pasi Tunizia anulloi një takim të tillë në momentin e fundit.

Udhëheqësit arabë, të cilët kishin filluar të arrinin në Tuniz, e përshëndetën propozimin e Presidentit Hosni Mubarak që takimi të zhvillohej në Egjipt. Ende nuk është caktuar data e takimit, por Presidenti Mubarak tha se takimi i nivelit të lartë i udhëheqësëve të 22 vendeve anëtare të Lidhjes Arabe duhet të mbahet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Ministria e Jashtme e Tunizisë njoftoi papritmas dje shtyrjen e takimit si rrjedhim i mosmarrëveshjeve midis vendeve anëtare të Lidhjes. Zyrtarët e lartë të vendeve të tjera reaguan me shqetësim të madh, duke theksuar se ata nuk kishin dijeni për ekzistencen e mosmarrëveshjeve serioze.

Një zëdhënës në Tuniz tha se takimi i nivelit të lartë u shty për arsye të mosmarrëveshjeve mbi zhvillimin ekoknomik, modernizimin dhe zbatimin e reformave në botën arabe. Ai tha se kishte mosmarrëveshje lidhur me propozimet e Tunizisë për nxitjen e demokracisë, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe rritjen e rolit të gruas në shoqëri.

Lidhja Arabe gjithashtu kishte ndërmend të shqyrtonte planet për paqe me Izraelin. Mirëpo, vrasja nga izraelitet javën e kaluar të udhëheqësit shpirtëror të organizatës ekstremiste Hamas, Sheikh Ahmed Yassin, shkaktoi trazira të gjithanëshme dhe e bëri të vështirë në mos të pamundshëm diskutimin e planeve për paqe me Izraelin.//kk//

XS
SM
MD
LG