Lidhje

Kryeministri izraelit Sharon mund të akuzohet për korrupsion - 2004-03-29


Prokurori i Përgjithshëm i Izraelit pritet të vendosë brënda disa javësh në se kundër kryeministrit Ariel Sharon, do të ngrihen zyrtarisht akuza për korrupsion.

Dje, prokurori shtetror Edna Arbel i paraqiti një projekt-padi prokurorit të përgjithshëm, Meni Mazuz dhe rekomandoi që kryeministri të përballet me akuzat.

Çështja për ryshfet përqendrohet te akuzat se në vitin 1991 djalit të zotit Sharon, Gilad, i cili në atë kohë shërbente si ministër i jashtëm, i ishin paguar qindra mijëra dollarë për ndihmën në përpjekjet për të caktuar një zonë të territorit izraelit për një projekt grek turizmi. Zoti Sharon ka mohuar në mënyrë të përsëritur të ketë kryer ndonjë shkelje.

Zyrtarët me lidhje të ngushta me zotin Sharon thanë se nuk u habitën nga rekomandimi i prokurorit, por nuk bënë komente të tjera. Rekomandimi për ngritjen e akt-padisë u pasua me thirrjet e ligjvënësve të opozitës për dorëheqjen e kryeministrit.

Kjo luftë ligjore fillon 2 javë para se zoti Sharon të vizitojë Washingtonin, ku do të kërkojë mbështetjen e presidentit Bush për një plan për evakuimin e kolonëve hebre nga Rripi i Gazës.

//ze//

XS
SM
MD
LG