Lidhje

Hetimet mbi sulmet e 11 shtatorit - 2004-03-29


Këshilltarja e Sigurimit Kombëtar Condoliza Rice po vazhdon t’i përmbahet vendimit të saj, duke mos pranuar të dëshmojë para Komisionit të Pavarur, që ka ngritur Kongresi për të hetuar mbi sulmet terroriste të 11 shtatorit.

Zonja Rice tha dje se do të dëshironte të dëshmonte publikisht para komisionit, por shtoi se kjo nuk mund të bëhet, pasi siç u shpreh ajo, “ekziston një traditë shumë-vjeçare që këshilltarët e sigurimit kombëtar nuk dëshmojnë para Kongresit.

Komisioni eshte takuar me zonjën Rice me dyer të mbyllura muajin e kaluar dhe zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë lënë të kuptohet se ajo eshte e gatshme te takohet edhe një herë me komisionin. Anëtarët e Komisionit thonë se do të vazhdojnë të ushtrojnë trysni që dëshmia e Këshilltares së Sigurimit Kombëtar, të jetë e hapur për publikun.

//rd//

XS
SM
MD
LG