Lidhje

Forcat amerikane marrin përgjegjësinë për vrasjen e dy gazetarëve irakianë - 2004-03-30


Forcat amerikane në Irak kanë pranuar zyrtarisht përgjegjësinë për vrasjen e dy gazetarëve irakianë të televizionit më 18 mars. Forcat amerikane thonë në një deklaratë të lëshuar dje se gazetarët e televizionit al-Arabija, Ali Abdul Azizi dhe Ali al-Khatibi, ishin qëlluar aksidentalisht gjatë një incidenti tek një postbllok ushtarak amerikan.

Zyrtarë ushtarakë shprehën keqardhje për incidentin, i cili zemëroi gazetarët arabë të vendosur në Bagdad. Ndrëkohë, koalicioni mbrojti mbylljen të dielen për 60 ditë të gazetës së përjavshme shiite al-Havza.

Zyrtarë amerikanë i thanë rrjetit televiziv CNN se e përjavshmja po përhapte informacion të pasaktë me qëllim që të ngjallte zemërim ndaj forcave amerikane

XS
SM
MD
LG