Lidhje

Irak: vritet një ushtar amerikan - 2004-03-31


Ushtria amerikane thotë se një ushtar amerikan u vra dhe një tjetër u plagos në një sulm me bombë në Bagdadin perëndimor. Sulmi ndodhi të martën pranë qytetit Ramadi, i cili pjesë e zonës se tensionuar të njohur si “Trekëndëshi Sunni”.

Zyrtarë të ushtrisë thonë se një ushtar u vra të hënën dhe një tjetër u plagos në një sulm të ngjashëm pranë qytetit Al-Habaniaj, i cili shtrihet në të njëjtin rajon.

Në një incident tjetër, shefi i policisë në qytetin Hillah, në jug të Bagdadit, i shpëtoi një sulmi vetëvrasës, kur një person përplasi një makinë me shtëpinë e tij.

Shtëpia u dëmtuar rëndë nga shpërthimi dhe zyrtarë ushtarakë amerikanë thonë se të paktën 6 persona u plagosën. Policia e qytetit Hillah tha se rojat që ruanin shtëpinë hapën zjarr kundër makinës, por nuk qenë në gjendje ta ndalonin.

Ndërkohë, në qytetin e shenjtë shiit të Naxhafit, një protestë e të papunëve irakianë u përfshi nga dhuna. Të paktën pesë persona u plagosën, përfshirë të paktën dy policë, kur demostruesit që qëllonin me gurë u përleshën me ushtarë spanjollë dhe me policinë irakiane. Mbi dhjetë persona u arrestuan.

XS
SM
MD
LG