Lidhje

Britania pezulloi shqyrtimin e kërkesave për imigrim nga Rumania dhe Bullgaria - 2004-03-31


Britania pezulloi shqyrtimin e të gjitha kërkesave për imigrim nga Rumania dhe Bullgaria pas pohimeve se shumë prej tyre ishin të falsifikuara.

Zyrtarë britanikë filluan menjëherë hetimet. Sekretari i Brendshëm David Blunket njoftoi se po dërgon ekipe hetuesish në të dyja vendet. Konsulli britanik në Rumani, Xhejms Kameron, është pezulluar nga detyra.

Zoti Cameron u dërgoi anëtarëve konservatorë të parlamentit një mesazh përmes postës elektronike, në të cilin ankohet se qytetarë bullgarë dhe rumunë po lejohen të imigrojnë në Britani megjithëse ata kanë dokumente të falsifikuara. Ai tha gjithashtu se shumë prej tyre nuk ishin të kualifikuar të punonin në prefesionet që pretendojnë se kanë.

Zoti Kameron e cilësoi gjendjen si krim i organizuar dhe politikën britanike të imigrimit në nivelin e saj më të ulët. Konservatorët kanë bërë thirrje për dorëheqjen e sekretares së imigracionit, Beverly Hughes, por ajo ka kundërshtuar.

Ministria e Jashtme rumune shprehu pakënaqësi të thellë ndaj vendimit britanik për të pezulluar shqyrtimin e kërkesave për imigrim. Rumania dhe Bullgaria shpresojnë të hyjnë në radhët e Bashkimit Evropian në vitin 2007.

XS
SM
MD
LG