Lidhje

Policia britanike parandalon një sulm terrorist masiv - 2004-03-31


Policia britanike arrestoi tetë persona dhe konfiskoi një sasi të madhe materialesh për prodhimin e bombash, veprime që sipas zyrtarëve kanë bllokuar planet për një sulm terrorist masiv.

Shefi i njësisë poliore të Londrës kundër terrorizmit, Peter Klark, u tha dje gazetarëve se 700 policë bastisën 24 shtëpi në kryeqytetin britanik, përfshirë një objekt vetëdepozitimi pranë aeroportit Hithrou, ku ata gjetën një gjysmë ton metrik nitrat amoni, një element që mund të përdoret për të prodhuar eksplozivë.

Autoritetet thonë se personat e arrestuar janë shtetas britanikë të moshave nga 17 deri në 32 vjeç. Sipas agjencive të lajmeve, ata janë të gjithë me prejardhje pakistaneze.

Policia thotë se lëndët plasëse mund të ishin përdorur për të kryer një sulm kundër rezidencës së kryeministrit, selisë së parlamentit ose kundër pijetoreve dhe klubeve të natës.

Zoti Klark tha se operacioniet anti-terroriste kishin filluar para disa muajsh dhe nuk kishin lidhje me shpërthimet e 11 marsit në Madrid. Britania ka qenë në gjendje gatishmërie të lartë për muaj të tërë. Policia ka paralajmëruar se një sulm terrorist kundër Britanisë apo interesave britanike jashtë vendit është i pashmangshëm.

XS
SM
MD
LG