Lidhje

Operacion i Natos për kapjen e Radovan Karaxhiçit - 2004-04-01


Natoja thotë se filloi mbrëmë një operacion në qytetin ku strehohej i akuzuari për krime lufte, serbi i Bosnjës Radovan Karadziç. Zyrtarët e Natos thonë se operacioni po vazhdonte edhe në orët e para të ditës së sotme në qytetin malor të Pales në Bosnjë Hercegovinën lindore.

Rreth 40 trupa të udhëhequra nga Forca Stabilizuese e Natos u shpërndanë në Pale dhe dëshmitarët thonë se u dëgjuan të shtëna armësh. Ndër këto forca kishte edhe ushtarë amerikanë dhe britanikë. Të paktën dy civilë u plagosën.

Në mars, policia serbe e Bosnjës nuk arriti të gjente zotin Karadzic, megjithë kërkimet në shkallë të gjerë në Bosnjën lindore. Policia filloi operacionet e kërkimit pasi mori një informatë se ai ndodhej pranë qytetit Bratunac dhe se mund të përpiqej të kalonte kufirin për në Serbi.

Paqeruajtësit e udhëhequr nga Natoja në Bosnjë janë përpjekur disa herë për të gjetur zotin Karadziç, i cili besohet se ka një rrjet të gjerë përkrahësish që e ndihmojnë të fshihet.

Udhëheqësi serb i Bosnjës si dhe komandanti ushtarak i serbëve të Bosnjës gjatë luftës, Ratko Mlladiç, janë dy personat më të kërkuar nga Gjykata e Hagës për krime lufte.

//ad//

XS
SM
MD
LG