Lidhje

Tanke dhe trupa izraelite hynë në kampin e refugjatëve Rafah në Gaza - 2004-04-02


Zyrtarë të sigurimit paleastinez thanë se tanket dhe trupat izraelite hynë në kampin e refugjatëve Rafah në Gaza.

Ata thanë se ky inkursion shkaktoi shkëmbime zjarri midis trupave dhe ekstremistëve palestinezë. Vetëm pak hollësi të tjera ishin të dsponueshme, ndërkohë që ushtria izraelite nuk ka komentuar lidhur me njoftimet.

Ndërkohë, kryeministri izraelit Ariel Sharon mbrojti planin e tij për tërheqje të njëanëshme nga Rripi i Gazës, duke thënë se qëndrimi pa lëvizur në situatën e krijuar do të përbënte rrezik politik për Izraelin.

Kryeministri Sharon paralajmëroi në një fjalim dje vonë se në se vazhdon bllokimi i tanishëm i procesit të paqes, Izraeli do të vihej nën trysni për të pranuar një zgjidhje ndërkombëtare, që nuk do të përmbushte interesave politike apo ato të sigurimit të vendit të tij.

Po dje, zoti Sharon tha se Izraeli mund të marë masa kundër udhëheqësit palestinez, Jaser Arafat. Ai i bëri këto komente në intervista me mjete izraelite të informimit, që nuk janë transmetuar ende.

Në zhvillime të tjera, kryeministri Sharon dhe homologu i tij palestinez, Ahmed Kureja, zhvilluan dje veças bisedime me ndihmës sekretarin amerikan të shtetit William Burns dhe me zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, Stephen Hadley dhe Elliot Abrams.

Kryeministri Kureja tha se përsëriti angazhimin e palestinezëve ndaj planit të paqes i njohur edhe si Harta Rrugore.

//ze//

XS
SM
MD
LG