Lidhje

Shtëpia e Bardhë nuk i dorëzon komisionit për 11 shtatorit, disa dokumenta të administratës paraardhëse - 2004-04-02


Komisioni që po heton sulmet terroriste të 11 shtatorit, thotë se do të dijë se pse administrata e presidentit Bush nuk i ka treguar disa dokumenta nga dosjet e presidentit Bill Clinton.

Një avokat i zotit Clinton thotë se këshilltarët e Presidentit Bush kanë dorëzuar vetëm një të katërtën e 11 mijë faqeve me dokumenta që zoti Clinton i kishte ofruar komisionit.

Ai thotë se komisioni ndoshta nuk po krijon një tablo të qartë të përpjekjeve të administratës së Presidentit Clinton kundër terrorizmit. Një zëdhënës i komisionit thotë ky organizëm po negocion me Shtëpinë e Bardhë për të përcaktuar se çfarë dokumentash nuk janë dhënë dhe pse. Shtëpia e Bardhë thotë se po i jep komisionit të gjithë informacionin e nevojshëm. //kk//

XS
SM
MD
LG