Lidhje

Spanjë: Zbulohet bombë në një hekurudhë - 2004-04-02


Autoritetet spanjolle gjetën një bombë në hekurudhën e shpejtësisë së lartë që lidh Madridin dhe Seviljen dhe e cilësuan atë si të ngjashme me lëndët plasëse që u përdorën në shpërthimet terroriste të muajit të kaluar në Madrid.

Ministri i Brendshëm Angel Acebes tha se një punënjës i hekurudhës kishte vënë re një paketë të dyshimtë nën shina. Shërbimi hekurudhor u pezullua dhe ekspertët zbuluan se paketa kishte rreth 10 kilogramë lëndë plasëse dhe një detonator me një kabllo të gjatë. Ende nuk dihet se kush e ka vendosur bombën.

Zoti Acebes njoftoi gjithashtu marrjen e masave të reja për të siguruar rrjetin hekurudhor të vendit. Ai tha se ushtria do të përdorë helikopterë si dhe automjete të ndryshme për të patrulluar këtë sistem.

Ndërkohë në Madrid, një gjykatës liroi katër persona të arrestuar këtë javë në lidhje me shpërthimet e 11 marsit që shkaktuan vdekjen e 191 vetëve. Mesa duket, policia nuk kishte prova të mjaftueshme për të ngritur akuza kundër tyre, por ata janë urdhëruar të informojnë autoritetet për vend-ndodhjen e tyre.

Gjykatësi ngriti akuza kundër një personi tjetër të dyshuar për pjesëmarrje në sulmet e 11 marsit, duke e çuar në 15 numrin e personave të akuzuar për pjesëmarrje në ato shpërthime.

//ze//

XS
SM
MD
LG