Lidhje

Policia italiane ndalon 161 persona të dyshuar si ekstremistë myslimanë - 2004-04-03


Policia italiane ka ndaluar 161 persona në një seri bastisjesh të bashkërenduara në gjithë vendin kundër personave të dyshuar si ekstremistë myslimanë.

Ministri i Brendëshëm, Xhiuzeppe Pisanu, i cilësoi bastisjet si masë parandaluese që kishin në shënjestër njerëz të dyshuar se kanë lidhje me grupe ekstremiste. Shumica e të ndaluarve ishin marokenë.

Zoti Pisanu tha se 15 nga të ndaluarit kishin hyrë në Itrali në mënyrë të paligjshme dhe do të dëbohen. Ende nuk ka njoftime për ngritjen e akuzave ndaj të ndaluarve të tjerë.

Ndërkohë, mjetet lokale të informimit në Itali thonë se policia ka gjetur videokaseta që besohet se kanë lidhje me al Kaidën. Në videokaseta u bëhet thirrje përkrahësve të shkatërrojnë Romën. Italia i ka shtuar masat e sigurisë pas shpërthimve të muajit të kaluar në Madrid dhe në prag të festës së Pashkëve.// lk //

XS
SM
MD
LG