Lidhje

Kofi Anna bisedon me presidentin rus Putin në Kremlin - 2004-04-05


Presidenti rus Vladimir Putin tha se është për një rol më të madh të Kombeve të Bashkuara në zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare. Presidenti Putin i tha sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Kofi Annan se nuk ka ndonjë mekanizëm tjetër të efektshëm për zgjidhjen e këtyre problemeve. Ai shprehu gjithashtu mbështetje ndaj përpjekjeve të zotit Annan për të ngritur një komision ekspertësh që do të merrnin në shqyrtimin reformimin e OKB-së.

Të dy udhëheqësit u shprehën dakord se gjatë vitit të kaluar midis vendeve të ndryshme anëtare të organizatës ka patur uensione. Por zoti Annan tha se qeveritë e ndryshme po fillojnë të bashkëpunojnë përsëri për çështje të interesit të përbashkët. Gjatë vizitës së tij në Rusi zoti Annan pritet të diskutojë edhe mbi Irakun dhe Kosovën.

Rusia e kundërshtoi ndërhyrjen e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak dhe ka kërkuar që Kombet e Bashkuara të luajnë një rol më të madh në rindërtimin e këtij vendi. Gjithashtu, Moska ka akuzuar paqeruajtësit e Natos se kanë dështuar në përpjekjet për të ruajtur paqen në Kosovë dhe ka bërë thirrje për të shtuar përpjekjet ndërkombëtare atje. ///rd//

XS
SM
MD
LG