Lidhje

Financohet projekti për ndërtimin e TECit të Vlorës - 2004-04-06


Qeveria shqiptare dhe Banka Botërore nënshkruan sot marrëveshjen për financimin e projektit të ndërtimit të termocentralit të Vlorës. Banka Botërore ka akorduar një kredi prej 25 milion dollarësh, të cilës pritet ti bashkohen edhe dy kredi të tjera nga Banka Europian per Rindertim dhe Zhvillim dhe Banka Europiane e Investimeve. Marrëveshja me këto banka u arrit në muajin janar në Uashington.

Sipas marrëveshjes të tre institucionet financiare do të ofrojnë 100 milion dollarë, ndërsa korporata energjitike shqiptare do të investojë 12 milion për fazën e parë të ndërtimit.

Punimet pritet të nisin në muajin qershor dhe faza e parë do të mbyllet pas 18 muajsh. Investimi për termocentralin e Vlorës konsiderohet si më i rëndësishmi në sektorin e energjisë që prej 20 vitesh.Me vënien në punë të tij, parashikohet që sistemi kritik i energjisë në Shqipëri të njohë përmirësime të ndjeshme.

XS
SM
MD
LG