Lidhje

Shtëpia e Bardhë pritet të bëjë publik një dokument mbi al-Kaidën deri tani sekret - 2004-04-07


Administrata e Presidentit Bush thotë se ka në plan të nxjerrë nga lista e dokumenteve sekrete një memorandum mbi al-Kaidën të përgatitur disa javë para sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thonë se memorandumi mund të bëhet publik të premten, pasi zyrtarët të sigurohen se një gjë e tillë nuk do të komprometonte burimet e zbulimit. Një gjë e tillë nuk është bërë asnjëherë më parë nga ndonjë president në detyrë. Komisioni që po heton sulmet e vitit 2001 i kërkoi zyrtarisht Shtëpisë së Bardhë që ta publikojë këtë memorandum.

Këshilltarja e presidentit për sigurinë kombëtare, Kondoliza Rajs, i tha të enjten komisionit se memorandumi nuk ishte paralajmërim për ndonjë sulm të menjëhershëm. Ajo tha gjithashtu se asgjë nuk mund t’i kishte parandaluar sulmet që shkaktuan vdekjen e afro 3 mijë njerëzve.

Dëshmia e djeshme e këshilltares së Presidentit Bush për Sigurimin Kombëtar, Condoleezza Rice u pasua nga reagime të shumta. Demokratët thonë se se dëshmia e saj nuk sqaroi kundërthëniet mes qëndrimeve të ndryshme për atë që bëri apo nuk bëri administrata para 11 shtatorit.

Por për republikanët, zonja Rice e bëri të qartë se nuk kishte prova të pakundërshtueshme për vendin dhe kohën se kur al-Kaida do të sulmonte. Zonja Rice tha para komisionit që heton sulmet e 11 shtatorit, se

Condoleezza Rice tha në dëshminë e saj se Presidenti Bush ishte i vetëdijshëm për rrezikun terrorist. Por pas pyetjeve intensive, zonja Rice për herë të parë deklaroi titullin e dokumentit presidencial me datë 6 gusht 2001: “Bin Ladeni i vendosur të sulmojë brenda Shteteve të Bashkuara”. “Në dokument nuk thuhet se Shtetet e Bashkuara do të sulmohen, thuhet se bin Laden do të donte të sulmonte Shtetet e Bashkuara”, tha zonja Rice.

Ajo iu përgjigj një pyetjeje të anëtarit demokrat të komisionit, Timothy Roemer duke thënë se në dokument bëhej fjalë për kërcënime jashtë Shteteve të Bashkuara.

Disa herë me radhë zonja Rice u përpoq të hidhte poshtë pretendimet e ish-shefit të kundërterrorizmit Richard Clarke, sipas së cilave administrata nuk i kishte marrë seriozisht rreziqet terroriste.

“Ajo e pranoi sot se kishte kryesuar 33 mbledhje të komitetit për sigurinë kombëtare para shtatorit dhe në asnjërën prej tyre nuk u diskutua al-Qaida”, tha ai në një emision televiziv.

Presidenti Bush e ndoqi dëshminë e zonjë Rice në fermën e tij në Teksas. Ai e telefonoi zonjën Rice dhe e përgëzoi për dëshminë.

Ndërsa po të enjten pasdite vonë, pati edhe një lajm befasues. Ish-Presidenti Klinton u takua privatisht me 10 anëtarët e komisionit dhe bisedoi me ta për afro 4 orë. Një zëdhënës i zotit Clinton e quajti takimin shumë konstruktiv, duke thënë se ish-presidenti shpreson që puna e komisionit të ndihmojë për ta bërë Amerikën më të sigurt.

“Na ndihmoi që të sqaronim një numër çështjesh dhe na dha disa këshilla dhe rekomandime për ato që ne i kemi identifikuar si të meta të rëndësishme”, tha anëtari i Komisionit John Lehman.

Javën e ardhshme Komisioni do të marrë në pyetje kreun e FBI-së, atë të CIA-s dhe Prokuorin e Përgjithshëm lidhur me të metat e zbulimit.

Një interes të veçantë ngjallën edhe reagimet e familjarëve të viktimave që morën pjesë në seancën e djeshme. Ata shpresonin të merrnin më shumë përgjigje, por një pjesë e mirë e tyre mbeti e zhgënjyer. //kk//

XS
SM
MD
LG