Lidhje

Kërcënime terroriste në Evropë - 2004-04-09


Në disa vende evropiane janë ngjallur shqetësime rreth sulmeve të mundshme terroriste gjatë festës së Pashkëve, pas paralajmërimeve dhe njoftimeve alarmuese në Britani, Spanjë, Francë dhe Itali.

Paralajmërimi për një shpërthim në Paris çoi në ndërprerjen e përkohshme të trafikut hekurudhor dhe në evakuimin e pesë stacioneve. Në Londër, shefi i policisë ka paralajmëruar se Britania përballet me rrezikun real të një sulmi terrorist.

Në Madrid, Ministri i Brendshëm tha se policia ka gjetur një videokasetë të përgatitur nga një grup i lidhur me al-Kaidën, në të cilën Spanjës i jepet një afat për tërheqjen e trupave nga ato që cilësohen si territore myslimane. Njoftohet se personeli i forcave të sigurimit në Itali është vënë në mbrojtje të mijëra objektivave të mundshme të sulmeve terroriste.

//rd//

XS
SM
MD
LG