Lidhje

Minutat e Hollivudit - 2004-04-09


Anthony Minghella që punoi për gjashtë vjet për filmin “Cold Mountain”, Mali i Ftohtë, pasi nuk u kandidua për Oscar, gjen paqe tek fakti që e ka fituar një statujë dhe do të konsiderohet gjithnjë nga kolgët e tij si një regjisor jashtëzakonisht i talentuar.

Anthony Minghella u lind në Britani më 6 janar 1954 dhe e filloi karrierën në mes të viteve ’80 me dy filma serialë britanikë, “Grande Hill” dhe “Eastenders”. Ai bëri hyrjen e madhe në botën e filmit në vitin 1991, duke shkruar dhe drejtuar filmin romantik “Truly, Madly, Depply...”. Skenari i tij fitoi Oscarin britanik. Dy vjet më pas, ai debutoi në Hollivud me komedinë romantike “Mr.Wonderful”, me aktorët Matt Dillon dhe Annabella Sciorra.

Për filmin “English Patient”, Anthony Minghellës iu desh të punonte 3 vjet, por mundimi ia vlejti sepse “English Patient” fitoi Oscarin si filmi më i mirë në vitin 1996, ndërsa vetë Minghella fitoi si regjisori më i mirë.

Ai pati sukses përsëri me filmin “The Talented Mr. Ripley” dhe disa përshtatje të tjera. Cold Mountain, ishte një përshtatje e librit me të njëjtin titull të shkrimtarit Charles Frazier dhe u vlerësua shumë nga kritika. Filmi e provoi përfundimisht që Anthony Minghella, është një legjendë e Hollivudit.

Mbretëresha e komedisë romantike të kinematografisë, Meg Ryan po përpiqet ta distancojë veten nga përshtypja e krijuar si një vajzë gjithmonë e ëmbël, duke marrë role të forta në filma si “In the cut” dhe “Against the ropes”, tek i cili Meg interpreton një “zonjë të parë të boksit”, Jackie Kallen. Personazhi i saj, i bazuar tek jeta e menaxheres së vërtetë të boksit Kallen, nuk pati skrupuj për të hyrë në sportin e mbizotëruar nga burrat, pavarësisht nga qëndresa. Ajo arriti të menaxhojë disa boksierë të mëdhenj si Thomas Hearns. Aktores Ryan iu desh të vizitonte disa palestra boksi dhe të ndiqte disa ndeshje profesionale. Por ajo thotë se frymëzimin më të madh e mori nga aktori dhe regjisori i filmit Charles S. Dutton, ish-boksier.

30 vjet pasi grupi i madh suedez Abba, u ngjit në skenën botërore në Festivalin Eurovizion, ai mbetet ende një nga më të suksesshmit të muzikës pop në historinë e muzikës moderne.

Grupi Abba u shpërnda mbi 20 vjet më parë, por muzika e tyre e suksesshme vazhdon të jetojë përmes operetës tashmë shumë popullore “Mamma Mia”, që u hap në Londër para pesë vjetësh. Opereta është bërë një dukuri ndërkombëtare. Aktualisht “Mamma Mia” nxjerr 8 milionë dollarë në javë, përmes shitjes së biletave. Mamma Mia ka fituar mbi 750 milionë dollarë në gjithë botën.

ABBA ndërkohë mbetet ende një fenomen, 30 vjet pasi kënga e tyre “Waterloo” i bëri ata të famshëm. Ata kanë shitur 350 milionë disqe dhe vazhdojnë të shesin ende 13 mijë në ditë.

//rd//

XS
SM
MD
LG