Lidhje

Mjetet amerikane të informimit komentojnë rreth një memorandumi të Shtëpisë së Bardhë - 2004-04-10


Mjetet amerikane të informimit thonë se në një memorandum që iu paraqit Presidentit Bush një muaj para sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 paralajmërohej se rrjeti al-Kaida po planifikonte një sulm brenda Shteteve të Bashkuara.

Mjetet e informimi citojnë zyrtarë të mirëinfomruar rreth këtij dokumenti, të cilët thonë se memorandumi nuk paralajmëronte në mënyrë sepcifike për komplotin e 11 shtatorit, por paralajmëronte se al-Kaida ishte e interesuar të rrëmbente avionë dhe të kryente një sulm në Shtetet e Bashkuara duke përdorur lëndë plasëse.

Memorandumi është në qendër të një debati nëse administrata e Presidentit Bush kishte bërë ç’ishte e mundur për të parandaluar sulmet. Shtëpia e Bardhë thotë se memorandumi i gushtit të vitit 2001, mund të publikohet brenda pak ditësh.//ii

XS
SM
MD
LG