Lidhje

SHBA ofrojnë10 milionë dollarë për kapjen e personit të dyshuar si strateg i Al-Kaidës - 2004-04-13


Një zyrtar i Kombeve të Bashkuara në Bagdad thotë se personi që mendohet të jetë strategu i al-Qaidës, Abu Musab al-Zarqawi, ka shumë mundësi të jetë brenda, apo në afërsi të qytetit të trazuar të Falluxhës.

Shtetet e Bashkuara kanë ofrur 10 milionë dollarë si shpërblim për kapjen e al-Zarqawit, i cili dyshohet si organizatori i disa sulmeve të kryengritësve në Irak, duke përfshirë edhe shpërthimin e 17 marsit në një hotel të Bagdadit, ku u vranë 7 vetë.

Sot më herët, një helikopter amerikan u rrëzua në perëndim të Bagdatit. Ushtria amerikane tha se asnjë nga personat në bord nuk u dëmtua, por se trupat që u përpoqën të siguronin zonën pas përplasjes u sulmuan dhe në radhët e tyre pati viktima. Helikopteri u rrëzua në një fushë rreth 20 kilometra në lindje të Falluxhas. Dëshmitarët thanë se helikopteri u qëllua me armë zjarri, por ushtria amerikane nuk e ka konfirmuar këtë njoftim.

Në një zhvillim tjetër, forcat amerikane në Bagdat liruan një ndihmës së klerikut radikal shiit Moqtada al Sadr. Hazem Al-Araji u arrestua sot, ndërsa po largohej nga një hotel në Bagdat. Një klerik vendas tha se zoti al-Araji u ndalua për t'u marrë në pyetje. Milicia e Moqtada al Sadrit po lufton me forcat e koalicionit në disa qytete qendrore dhe jugore irakiane.// lk //

XS
SM
MD
LG