Lidhje

Uma Thurman  kërkon të vrasë Billin - 2004-04-16


Sot del ne kinema seriali i dytë i filmit Kill Bill i aktorit-regjisorit, Quentin Tarantino, me aktoren kryesore Uma Thurman, në rolin e një gruaje eksperte për të vrarë. Natën e dasmës, Uma, qëllohet për vdekje nga grupi i bosit të saj Billi që është edhe i dashuri i vrasëses profesioniste. Ajo qellohet në kokë me një plumb dhe mendohet e vdekur. Por fatmirësisht pas një kome 4 vjeçare, gruaja vrasëse zgjohet për të kërkuar hakmarrje. Nusja i shpëton vdekjes dhe fillon luftën ndaj atyre që u përpoqën ta vrisnin, në kërkim të përmbushjes së synimit të saj për të vrarë Billin.

*** Çifti Rebecca Romijn-Stamos dhe John Stamos janë ndarë. Sipas revistës US Weekly, karriera ishte shkaku kryesor në ndarjen e çiftit. Revista tregon se aktori Stamos kishte shprehur ambicje për të patur fëmijë, ndërkohë që bashkëshortja e tij ishte shprehur kundër. Aktori dhe modelja u martuan në vitin 1998, katër vite pas takimit të tyre të parë gjatë një parade mode për firmën Victoria Secret. Që nga ajo kohë, karrierat e tyre profesionale i kanë ndarë ata në drejtime të ndryshme. Rebecca Romijn ka luajtur kohët e fundit në filmat X-Men dhe Punisher.

*** Tom Cruise ka filluar një mision jashtë shtetit, që nga Afrika deri në Evropë, në kërkim të mjediseve për të filmuar episodin e tretë të filmit ”Mission:Imposible”, Mision i Pamundur”. Dy episodet e para të këtij filmi grumbulluan rreth 1 miliard dollarë në fitime brenda dhe jashtë vendit. Kjo është hera e parë që aktori Cruise foli për median që nga ndarja e tij me aktoren , Penelope Cruz. Ata kanë vendosur të ruajnë një shoqërit të mirë.

*** Filmi biblik i Mel Gibsonit, "The Passion of the Christ", ”Vuajtjet e Krishtit” ka shënuar fitime kolosale fundjavën e Pashkëve me rreth 9.9 milion dollarë. Deri tani filmi ka fituar rreth 354 milion dollarë vetëm brenda vendit, duke i zënë vendin filmit ”Forrest Gump” që mbante vendin e 10 në listën e filmave më fitimprurës të të gjitha kohërave me shumën 329, 4 milion dollarë. Filmit ”Vuajtjet e Krishtit” i duhen të fitojë shumën prej rreth 10 milionë dollarësh për të zënë vendin e 9 që momentalisht mbahet nga filmi ”Në kërkim të Nimos”. Ndërkohë filmit i duhet që të dyfishojë fitimet për të fundosur Titanikun, filmin e vitit 1997 që mban vendin e parë si filmi më fitimprurës i të gjitha kohërave me 600, 7 milion dollarë në kinematë amerikane.

*** Në vitin 1836 në një provincë veriore të Meksikës, që më vonë do të transformohej në shtetin Teksas, një grup kolonësh zhvilluan një betejë që ka hyrë në histori si Lufta për Alamon. Filmi i ri me Billi Bob Thornton portretizon pikërisht këtë pjesë të historisë. Ish bashkëshorti i Angelina Jolie, Billi Bob, luan rolin e heroit kryesor në film Davy Crockett. Në film gjithashtu luajnë Jason Patric në rolin e Jim Bowie dhe Dennis Quaid në rolin e Sam Huston.

*** Aktori dhe veprimtari për të drejtat e njeriut, Richard Gere ka shprehur mbështetje për kauzën tibetiane. Ai ishte në Nju Jork për të shprehur mbështetje ndaj grevës së urisë së tre tibetianëve para ndërtesës së Kombeve të Bashkuara. Protestuesit i kanë bërë thirrje OKB-së që ta bëjnë përgjegjëse Kinën për atë që ata e cilësojnë si dhunim i të drejtave të njeriut në Tibet. Ata gjithashtu kërkojnë që Kina të lirojë dhe të ulë masat e dënimit për disa të burgosur politikë. Aktori u shpreh se tibetianët trajtohen si qytetarë të dorës së dytë në vendin e tyre. Ylli i kinemasë amerikane është praktikues i fesë Budiste dhe adhurues i udhëheqësit shpirtëror Tibetian në mërgim, Dalai Lama.

*** Këngtari i muzikës pop, Enrique Iglesias ka pushtuar zemrat e mijëra artëdashësve në qytetin Mumbai të Indisë. Koncerti i tij në Indi kishte si synim paraqitjen e albumit të tij të fundit, Seven, Shtatë. Duke folur për shtypin, këngëtari tha se albumi reflekton punën e tij tre vjeçare. Ai tha se e dashura e tij, rusja Anna Kornikova, po e shoqëronte atë në udhëtim.

XS
SM
MD
LG