Lidhje

Sovraniteti i Irakut, gjithmonë e më afër - 2004-04-17


Ndërsa afrohet 30 qershori, data e sovranitetit të Irakut, fraksione të vogla po përpiqen të pengojnë rrugën e demokracisë dhe të marrin pushtetin në disa qytete. Në disa pjesë të vendit, mbeturinat e regjimit të Sadam Husenit kanë sulmuar forca irakiane dhe ato të koalicionit.

Në pjesë të tjera të vendit, sulmet po inkurajohen nga kleriku shiit Moqtada Al Sadr i cili përkrahet nga Irani. Al Sadr është akuzuar për vrasjen e klerikut të respektuar shiit, Abdul Maxhid Al-Hoi.

Ai po i shfrytëzon trupat e milicisë së tij, të quajtur Ushtria e Mahdiut, për të mbyllur shkollat në Bagdad për të protestuar kundër forcave të koalicionit. “Ikni në shtëpi” u thanë ata nxënësve. “Na u kujtua koha nën regjimin e Sadam Husenit”, i tha një nxënës një gazetari,sepse në atë kohë, rexhimi i Sadamit sillej në këtë mënyrë.

Një përfaqësues i Ajatollahut të Madh Ali Al Sistani, dënoi aktet e Moktada al Sadr të sabotazhit, kaosit dhe marrjes nën kontroll të pasurive publike.”

Presidenti Bush ka thënë se forcat e koalicionit po i gjejnë forcat armike dhe po u kundërvihen atyre.

“Në Falluxha, marinsat amerikanë të Operacionit Vendosmëria Vigjilente po merr qytetin nën kontrollin lagje pas lagjeje. Në jug, trupat e operacionit Shpata e Vendosur i janë kundërvënë milicisë së Al Sadrit. Operacionet tonë të vendosura do të vazhdojë derisa këta armiq të demokracisë të janë shkatërruar,” ka thënë presidenti Bush.

Ekstremistët shiit, elementë të regjimit të vjetër, dhe terroristë të huaj po përpiqen të diktojnë kursin e zhvillimeve në Irak me forcë dhe të pengojnë popullin e Irakut të shprehë fjalën e vet për të ardhmen e vendit.

“Këto ambicie të armiqve të lirisë do të mposhten” tha presidenti Bush. Sovraniteti i Irakut do të mbrrijë më 30 qershor,” tha presidenti.

“Transferimi i sovranitetit do të shënojë fillimin e një qeverie të re dhe përfundimin e detyrave administratie të forcave të koalicionit. Por detyrimet e koalicionit ndaj Irakut do të vazhdojnë. Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë popullin irakian në rindërtimin e ekonomisë së shkatërruar nga dekada të diktaturës dhe korrupsionit.”

Presidenti Bush ka thënë se “Forcat e koalicionit do ta ndihmojnë popullin irakian për sa kohë që të e nevojshme, për t’u siguruar që demokracia e re në atë vend të jetë e qëndrueshme, e sigurtë dhe e suksesshme.”

XS
SM
MD
LG