Lidhje

Ushtria amerikane në Irak mbyll dy autostrada kryesore - 2004-04-18


Ushtria amerikane në Irak mbylli dy autostrada kryesore që të çojnë në Bagdad për arsye sigurie dhe për riparime.

Agjencia e lajmeve Associated Press ka cituar gjeneralin Mark Kimmit të ketë thënë se rrugët duhet të mbrohen. Ai tha se civilët do të drejtohen përreth kësaj pjesë të mbyllur të autostradave.

Në zhvillime të tjera, një gazetar amerikan që udhëtonte me ushtarët amerikanë tha se pesë marinsa amerikanë dhe një numër i papërcaktuar kryengritësish irakianë u vranë gjatë një përleshje dje afër kufirit me Sirinë. Ushtria amerikane nuk i ka konfirmuar këto luftime.

Ndërkohë, familjet e tre italianëve që po mbahen peng nga kryengritësit irakianë iu lutën këtyre të fundit që t’i kthejnë në shtëpi të dashurit e tyre. Në një video të transmetuar dje nga rrjeti televiziv Al Jazeera, anëtarët e familjeve të pengjeve thanë se ata nuk kishin qëllime politike në Irak dhe se ishin atje vetëm për punë.

Zyra e kryeministrit italian Silvio Berluskoni tha dje se një i dërguar i posaçëm ka qenë në kontakt me zyrtarë iranianë dhe sirianë në përpjekje për të zgjidhur këtë çështje. Por zoti Berluskoni ka refuzuar të përulet para kërkesave të rrëmbyesve që Italia të tërheqë trupat nga Iraku.

Të hënën, kryengritësit rrëmbyen katër italianë në periferi të Bagdadit. Ata regjistruan në kasetë video vrasjen e njërit prej tyre pas dy ditësh, pasi Italia refuzoi të tërheqë trupat nga Iraku.

//ze//

XS
SM
MD
LG