Lidhje

Persekutimi fetar në Iran - 2004-04-18


Kushtetuta e Iranit thotë që islami, dhe pikërisht shiizmi Xhafari është feja zyrtare e vendit. Kjo kushtetutë njeh gjithashtu sekte të tjera të fesë islamit, fenë e krishterë, atë hebraike dhe zorostriane.

Besimtarët e këtyre feve pakicë mund të jenë viktima të kërcënimeve dhe shypjeve. Por anëtarët e besimeve fetare pakicë të panjohura, kryesisht besimtarët Bahai janë viktimë e diskrimineve të ndryshme të sanksionuara në mënyrë zyrtare në fusha si punësimi, arsimi dhe strehimi.

Bahaive u kërkohet nga besimi i tyre që të respektojnë qeverinë dhe të mos aktivizohen në parti politike, aktivitete subversive dhe dhunë. Megjithatë, qeveria iraniane i quan besimtarët e këtij besimi si sekt politik me qëllime kundërrevolucionare. Bahait kanë qenë viktimë e keqtrajtimit nga qeveria iraniane që nga viti 1979.

Sipas organizatës Asambleja Kombëtare e Bahaive të Shteteve të Bashkuara, më shumë se 200 anëtarë të këtij besimi janë vrarë në Iran që nga viti 1979. Irani gjithashtu ka mbajtur të burgosur në mënyrë arbitrare një numër besimtarësh Bahai, dhe disa ka rrezik të ekzekutohen. Madje ekzistojnë politika të qarta qeveritare për persekutimin dhe distancimin e Bahaive. Një vendim për shembull i urdhëron zyrtarët që t’u kufizojnë Bahaive mundësitë e arsimimit duke i larguar ata nga universitetet shtetërore dhe private.

Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur Iranin si vend i shqetësimit të veçantë për shkak të mohimit të lirisë fetare. Në këtë listë janë të përfshirë gjithashtu Kina, Birmania, Korea e Veriut dhe Sudani. Presidenti Bush thotë se përkrahja e lirisë fetare dhe e të gjitha të drejtave të njeriut është gurthemel i politikës së jashtme amerikane. //IB

“Politika e qeverisë amerikane është të mbështesë kërkesat e padiskutueshme të dinjitetit njerzor, të zbatimit të ligjit, të kufizimeve të kompetenace të shtetit, lirisë së fjalës, lirisë së besimit fetar, drejtësisë së barabartë, respektit të grave, tolerancës fetare dhe etnike dhe mbrojtjes së pronës private.”

Siç e bën të qartë Deklarata e Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut, “çdo njeri ka të drejtë, çoftë në publik apo privatisht, të manifestojë fenë e vet, ta praktikojë e ta respektojë atë dhe të lutet. Populli i Iranit, jo më pak se popujt kudo gjetkë, duhet të lejohet të praktikojë fenë e vet lirisht.

XS
SM
MD
LG