Lidhje

Merren në pyetje 4 jordanezët për incidentin në Mitrovicë - 2004-04-18


Hetuesit e Kombeve të Bashkuara kanë fituar të marrin në pyetje katër paqeruajtësit jordanez në Kosovë rreth shkëmbimit të zjarrit që filloi nga njëri prej kolegëve të tyre dhe që la të vrarë tre persona.

Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara filluan të intervistojnë sot jordanezët pasi organizata hoqi imunitetin e tyre ligjor. Hetuesit po kërkojnë arësyen e të shtënave me armë që zgjatën për 10 minuta të shtunën në një burg të Mitrovicës.

Dy nga viktimat ishin gra nga Shtetet e Bashkuara që përfshiheshin në një grup oficerësh gardianë që stërviteshin në burg. I treti, një oficer jordanez u vra pasi hapi zjarr mbi autokolonën e tyre.

Të paktën 11 oficerë të tjerë, tetë nga Shtetet e Bashkuara u plagosën gjatë incidentit.

Një oficer i policisë së OKB-së nga Shtetet e Bashkuara e quajti incidentin një sulm. Kreu i forcave policore të OKB-së në Kosovë, Stefan Feller e quajti atë një ditë të trishtuar për paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara.

Qeveria jordaneze ka kërkuar falje për incidentin.

//rd//

XS
SM
MD
LG