Lidhje

Irak: koalicioni arrin marrëveshjen me kryengritësit në Falluxhah - 2004-04-20


Zyrtarë amerikanë në Irak thonë se kanë arritur një marrëveshje me udhëheqësit vendorë në qytetin e trazuar Falluxhah.

Zëdhënësi amerikan Dan Senor tha të hënën në Bagdad se në bazë të marrëveshjes, forcat e koalicionit nuk do t’i rifillojnë operacionet sulmuese nëse të gjithë banorët e Falluxhës dorëzojnë armët e rënda që mbajnë pa leje.

Të dyja palët ranë gjithashtu dakord për nevojën e rifillimit sa më shpejt të patrullave të prëbashkëta të forcave të koalicionit dhe atyre irakiane në qytetin e trazuar. Marinsat do të lejojnë edhe shpërndarjen e lirë të ushqimeve e ilaçeve dhe kujdesin mjekësor në Falluxhah.

Luftimet midis forcave amerikane dhe kryengritësve myslimanë suni shpërthyen në Falluxhah pas vrasjes brutale të katër kontraktorëve civilë amerikanë nga një trumë irakianësh në fillim të prillit. Ky qytet ka qenë skenë e dhunës kundër koalicionit.

Ndrëkohë, forcat e koalicionit vazhdojnë të mbajnë të rrethuar qytetin e shenjtë shiit Naxhaf, ku milicia e klerikut radikal Moktada al-Sadër thotë se po respekton një armëpsuhim dy-ditësh në mënyrë që myslimanët të përkujtojnë përvjetorin e vdekjes së Profetit Muhamed.

Në një zhvillim tjetër, Presidenti Bush njoftoi se ka emruar përfaqësuesin amerikan në OKB, Xhon Negorponte, në postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Irakëë.

Parashikohet që ambasadori Negroponte të fillojë detyrën e re më 30 qershor, kur sovraniteti do të kalohet në duart e popullit irakian. Emrimi i tij duhet të miratohet nga Senati.

XS
SM
MD
LG