Lidhje

Bush, Cheney, më 29 prill para Komisionit të Pavarur - 2004-04-21


Presidenti Bush dhe nënpresidenti Dick Cheney do të dalin më 29 prill para Komisionit të Pavarur që po heton sulmet terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha se zoti Bush dhe zoti Cheney do të takohen privatisht të enjten e javës së ardhshme në Shtëpinë e Bardhë, me të gjithë anëtarët e Komisionit.

Në dëshmitë para publikut, ky Komision ka ngritur pyetjen në se administrata e presidentit Bush dhe ajo e presidentit Clinton mund të kenë marrë masat e nevojshme për të parandaluar sulmet e vitit 2001, gjatë të cilave humbën jetën më tepër se 3 mijë njerëz. Presidentit mundet t’i bëhen pyetje lidhur me raportimin rutinë për presidentin të datës 6 gusht të vitit 2001, nga agjencitë e zbulimit, kur atë e pralajmëronin se FBI-ja kishte diktuar të dhëna mbi veprimtari të dyshimtë në Shtetet e Bahskuara, që kishin të bënin me përgatitje për rrëmbinin e avionëve.

Ndryshe nga pjestarë të tjerë të administratës, presidenti dhe zëvendës presidenti nuk do të mbajnë përgjegjësi ligjore për ato çfarë i thonë komisionit.

Fillimisht, Shtëpia e Bardhë u mundua të kufizonte takimin me Komisionin dypalësh në një orë, vetëm me Kryetarin dhe Nënkryetarin e Komisionit. Presidenti Bush ra dakord pastaj që të takohej me të gjithë anëtarët e Komisionit, për aq kohë sa dëshirojnë ata, por vetëm së bashku me Nënpresidentin Cheney.

Gjatë dëshmisë së tij para Komisionit, një ish-shef i kundërterrorizmit tha se Presidenti nuk bëri aq sa duhej për të parandaluar sulmet, dhe pas 11 shtatorit presidenti e kishte përqendruar vemendjen në planin për pushtimin e Irakut. Nga ana e tij, Presidenti Bush thotë se ai mund t'i kishte ndaluar sulmet, nëse në atë kohë do ta kishte konsideruar Irakun të lidhur me rrëzimin e aleatëve të terroristëve në Afganistan.// lk //

XS
SM
MD
LG