Lidhje

Shpërthim vetvrasës në Riad: vriten 4 vetë - 2004-04-21


Në Arabinë Saudite, Ministria e Punëve të Brendshme tha se nga shpërthimi vetvrasës i një makine-bombë në kryeqytetin saudit, Riad, humbën jetën 4 veta dhe u plagosën 148 të tjerë.

Kjo ministri vuri në dukje se drejtuesi i makinës e hodhi në erë mjetin e tij afër hyrjes së një ndërtese qeveritare, ku kanë zyrat forcat saudite të sigurimit dhe selia e departamentit të komunikacionit të Rujadit.

Sipas lajmeve të mëparshme, deri në 10 veta kishin humbur jetën nga shpërthimi. Autoritetet saudite kanë zhvilluar luftë të vazhdueshme me ekstremistët islamikë për rreth një vit. Policia e vendit thotë se vetëm javën e fundit kanë shtënë në dorë dhe çmontuar 5 makina-bombë.

//ze//

XS
SM
MD
LG