Lidhje

Prodi: B.E. i gatshëm të rishqyrtojë një numër çështjesh për forcimin e marrëdhënieve me Rusinë - 2004-04-22


Presidenti i Komisionit Evropian Romano Prodi tha se Bashkimi Evropian është i gatshëm të rishqyrtojë një numër çështjesh në kuadrin e përpjekjeve për forcimin e marrëdhënieve me Rusinë.

Zoti Prodi i bëri komentet sot, pas bisedimeve që pati me Presidentin rus Vladimir Putin në rezidencën e këtij të fundit në periferi të Moskës.

Zoti Prodi tha se Bashkimi Evropian është i gatshëm të rishikojë politikën e tij të vizave me Rusinë si dhe një numër çështjesh ekonomike.

Bisedimet zhvillohen në prag të zgjerimit të Bashkimit Evropian me anëtarë të rinj, i caktuar për më 1 maj.

Rusia është e shqetësuar se mund të humbasë privilegjet e saj tregtare kur vendet që do të anëtarësohen rishtazi - shumë prej tyre shtete ish komuniste - të venë në zbatim kuotat dhe tarifat e rrepta të Bashkimit Evropian ndaj mallrave ruse të eksportit.//ii

XS
SM
MD
LG