Lidhje

Lufta kundër krimit, kyç i biesedimeve të Shqipërisë me BE-në - 2004-04-23


BE i bëri sot thirrje Shqipërisë të rrisë shpejtësinë dhe efikasitetin e masave politike dhe legjislative në luftën kundër krimit të organizuar duke i konsideruar këto si thelbësore për përmbylljen me sukses të bisedimeve. Këto komente u bënë në purfuindim të raundit të radhës së bisedimeve për marrveshjen e asocim stabilizimit. Ndjekja dhe dënimi i një numri më të madh rastesh të krimeve është cilësuar si test kyc për të matur përpjekjet e Shqipërisë në arritjen e standarteve të BE.

Raundi i katërt zyrtar i negociatave dhe takimi i tetë i Grupit të përbashkët konsultativ BE-Shqipëri, u zhvillua vetëm tre javë pas raportit kritik të komisionit europian mbi ecurinë e vendit në marrëveshjen e Stabilizim Asocimit. Sipas këtij raporti reformat në Shqipëri gjatë viti të kaluar kanë qenë të kufizuara. Sot, drejtori për Ballkanin perëndimor në Komisionin europian, Reinhard Priebe, tha në mbyllje të takimeve se aktualisht negociatat janë në përparim, por se ato nuk janë ende në fund të tyre.

Gjatë bisedimeve të zhvilluara për dy ditë me radhë me palën shqiptare janë marrë në shqyrtim 30 nene, që kishin të bënin me cështje të rëndësishme dhe delikate si ato të Drejtësisë dhe luftës kundër krimit të organizuar, terrorrizmit, pastrimit të parave dhe probleme që lidhen me sigurinë.

Në përfundimet e ekspertëve europianë i bëhet thirrje palës shqiptare që të rrisë shpejtësinë dhe fikasitetin e masave politik dhe legjislative në luftë kundër krimit të organizuar pasi ato janë thelbësore për përmbylljen me sukses të negociatave për marrëveshjen e Stabilizim Asocimit. Në deklaratën zyrtare thuhet se zbatimi i këtyre instrumentave në mënyrë efektive dhe të orientuar drejt rezultateve, që duhet të cojnë në ndjekjen dhe dënimin e një numri më të madh rastesh krimi, do të jetë test kyc me anë të të cilit do të matet përpjekja e Shqipërisë për të arritur standartet e Be në këtë fushë.

BE bëri thirrje edhe për përmirësimin e kontrollit të brendshëm publik financiar dhe auditimit të jashtëm, i cili cilësohet si një element thelbësor për të përmirësuar menaxhimin e burimeve të kontrollit financiar dhe për të luftuar mashtrimet dhe korrupsionin sipas standarteve ndërkombëtare.

Reinhard Priebe që kryeson grupin e negociatorëve të të Komisionit europian u shpreh dhe një herë se është e rëndësishme nuk është vetëm bërja e reformave por edhe zbatimi i tyre: "Ne do të dëshironim që procesi i reformës të përshpejtohet në interes të vetë Shqipërisë e për këtë po punojmë. nuk ka kuptim të mbyllet një marrëveshje nëse nuk ka garanci të nevojshme se procesi i reformës ka ecur përpara dhe marrëveshja të mund të zbatohet plotësisht", deklaroi zoti Priebe.

XS
SM
MD
LG