Lidhje

Washington: takimi vjetor i Bankës Botërore dhe FMN-së - 2004-04-24


Ministrat e Financave të vendeve më të fuqishme ekonomike u takuan dje në Uashington dhe premtuan se do të dyfishojnë përpjekjet për të shpejtuar rritjen ekonomike në botë.

Ministrat e Financave të të ashtu-quajturit Grupi i Shtatëshes takohen rregullisht për të vendosur mbi drejtimin e politikës ekonomike të Fondit Monetar Ndërkombëtar ku ata janë anëtarët më të fuqishëm. Në grupin e shtatëshes bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Japonia, Gjermania, Franca, Britania, Italia dhe Kanadaja.

Ministri rus i financave Aleksei Kudrin, i cili ndoqi një pjesë të këtij takimi, tha se Rusia nuk synon të ndjekë shembullin e karteleve të OPEK-ut për të shkurtuar prodhimin e naftës.

Ministri kanadez i Financave, Paul Goodale tha se janë shprehur shqetësime për efektin që do mund të ketë në ekonominë botërore deficiti i madh buxhetor i Shteteve të Bsahkuara. Por ai morri sigurime qetësuese nga Sekretari amerikan i thesarit John Snow, se deficiti federal i Shteteve të Bashkuara do të ulet.

“Ai ka përsëritur vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të bërë përparim në këtë drejtim. Dhe ai ka një plan dhe një afat kohor për të ulur këtë defiçit përgjysmë në vitet e ardhshme. Kjo padyshim se do të ishte një ndihmë e madhe.”

Gjatë dy ditë takimesh, ministrat botërorë të financave po diskutojnë gjithashtu rreth problemeve të borxheve të vendeve më të varfëra. Kreu i Bankës Afrikane të Zhvillimit, Omar Kabagj, tha se vendet më të varfëra kanë nevojë për më tepër ndihmë. Por ai vuri në dukje një grup vendesh afrikane të cilat kanë pasur një rritje ekonomike prej pesë përqindësh dhe kanë ulur varfërinë.

“Mes vendeve që kanë bërë përparim të tillë janë Benini, Burkina Faso, Gana, Senegali në Afrikën Perendimore, Tanzania në Afrikën Lindore dhe Mozambiku në Afrikën Jugore.”

Takimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore përfundojnë sot. Dje, qindra protestues kundër globalizimit marshuan afër vendit ku po mbahen takimet.

//ze//

XS
SM
MD
LG