Lidhje

Ministrat e jashtëm të B.E. do të vazhdojnë debatet mbi projekt-kushtetutën - 2004-04-26


Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian ranë dakord të vazhdojnë debatet mbi projekt-kushtetutën e organizatës me synimin që të zgjidhen mosmarrëveshjet deri në mes të qershorit.

Bisedimet do të rifillojnë më 17 maj. Më 17 dhe 18 qershor do të organizohet një takim i nivelit të lartë në Bruksel. Ky takim do të përfshijë drejtuesit e qeverive dhe të shteteve nga 10 vendet e reja anëtare që do të hyjnë në Bashkimin Evropian të shtunën, më 1 maj.

Bisedimet mbi projektrezolutën e Bashkimit Evropian dështuan në dhjetor pas mosmarrjeshjeve lidhur me rregullat e reja të votimit.

Por shpresat u ringjallën muajin e kaluar pasi një ndryshimi të papritur të qeverisë në Spanjë e cila kishte bllokuar marrëveshjen.//ii

XS
SM
MD
LG