Lidhje

Spanjë: gjashtë urdhra të tjerë arresti në lidhje me shpërthimet e Madridit - 2004-04-27


Spanja nxorri gjashtë urdhra të tjerë arresti në lidhje me shpërthimet e 11 marsit në trenat e Madridit. Autoritetet kanë përhapur afishe me emrat, fotografitë dhe datëlindjet e personave të dyshuar. Në afishe është identifikuar vetëm kombësia e marokenit Said Berraxh.

Autoritetet spanjolle mendojnë se ekstremistë myslimanë të lidhur me al-Kaidën mbajnë përgjegjësinë për shpërthimet e 11 marsit në katër trena të Madridit që shkaktuan vdekjen e 191 vetave.

15 të dyshuar, 13 marokenë, një spanjoll dhe një sirian, mbahen në burg nën akuza, duke filluar nga pjesëmarrje në shpërthime deri te bashkëpunimi me një organizatë terroriste.

Një gjykatës spanjoll liroi të hënën dy vëllezër marokenë, të cilët ishin marrë në pyetje në lidhje me shpërthimet.

Për shpërthimet e Madridit, shumë spanjoll fajësojnë vendimin e qeverisë së mëparshme për të marrë pjesë në fushatën ushtarake në Irak. Spanja zgjodhi një qeveri të re socialiste tri ditë pas shpërthimeve të 11 marsit. Kryeministri i ri, Hoze Luis Rodriguez Zapatero, ka filluar tashmë procesin e tërheqjes së një mijë e 300 trupave spanjolle nga Iraku

XS
SM
MD
LG