Lidhje

Irak: forcat amerikane vrasin 64 kryengritës në Naxhaf - 2004-04-27


Një zyrtar ushtarak amerikan në Irak tha se 64 ekstremistë u vranë në përleshje të ashpra gjatë natës me forcat e koalicionit në afërsi të qytetit të shenjtë Najaf.

Gjenerali amerikan, Mark Kimmitt, tha se ushtria beson se shumica e tyre ishin anëtarë të miliciës ilegale të klerikut shiit, Moqtada al-Sade. Koalicioni thotë se milicia po përdor xhamitë e Najafit dhe vendet e shenjta si baza dhe depo armësh dhe municioni.

Gjeneral Kimmitti tha gjithashtu se një ushtar amerikan u vra sot dhe një tjetër u plagos në një lagje shi’ite në Bagdad. Ai bëri të ditur se përfaqësues të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar vizituan për herë të dytë ish diktatorin irakian, Saddam Hussein, që kur ai u kap në muajin dhjetor.

Ndërkohë tensionet mbeten të larta në qytetin mysliman sunni të Falluxhas ku të paktën tetë kryengritës irakianë dhe një marins amerikan u vranë në luftimet e djeshme. Luftimet shpërthyen megjithë marrëveshjen e arritur për të lejuar forcat amerikane dhe irakiane të sigurimit të patrullonin së bashku qytetin.

Ndërkq, zyrtarët ushtarakë spanjollë thonë se trupat e tyre përfunduan tërheqjn nga Naxhafi. Kryeministri i ri i Spanjës thotë se të gjitha trupat spanjolle dot ë largohen nga Iraku më 27 maj. Në Londër, Kryeministri britanik, Rony Blair, hodhi poshtë idenë e dërgimit të trupave britnaike në Irak, duke thënë se vendi i tij ka forca të mjaftueshme atje.

//ze//

XS
SM
MD
LG